Europa League, Faza 1/16/ Arsenal fitore minimale, përmbysje e çmendur e Reinxhërs, Bazeli hipotekon kualifikimin

Pas Championsit, stafetën e mori sonte Liga e Europës, ku në fushë zbritën edhe disa nga gjigantët e ardhur nga kompeticioni më i madh në Europë për klube. Ajaksi nuk ka mundur të jetë vfetvetja ndaj Getafes, me spanjollët që kanë treguar agresivitetin e zakonshëm dhe kanë marrë një fitore të vyer me rezultatin 2-0 në Spanjë.

Mançester Junajtid nuk ka shkuar më shumë një barazim 1-1 në ndaj belgëve të Klub Bryzh, duke e lënë çështjen e kualifikimit për në ndeshjen e dytë në Mançester. Fitoren më të thellë e regjistroi Ajntrahti, kundër Salzburgut me rezultatin 4-1.

Shaktari mundi Benfikën me rezultatin e ngushtë 2-1, ndërsa ekipi tjetër portugez, Sportingu nuk zhgënjeu, duke mundur 3-1 turqit e Bashakshehir. Sevija u nda në barazim 1-1 me Klyzhin dhe me të njëjtin rezultat përfundoi edhe Kobenhavn-Selltik.

Në ndeshjet e orës 21:00 Arsenali ka arritur të fitojë minimalisht dhe Reinxhërs ka bërë një përmbysje të madhe, teksa Kamberi hyri në fushë në pjesën e dytë. Për Romën vendosi goli i Perez. Xhaka me Bazelin e tij hipotekuan kualifikimin, ndërsa Ulvsh shkatërroi Espanjolin më rezultatin 0-4. /vipsport.al/

Rezultatet:

Apoel-Bazel 0-3
Shënues: 16′ Petreta, 53′ Stoker, 66′ Artur

Roma-Gent 1-0
Shënues: 13′ Perez

AZ Alkmar-LASK Linz 1-1
Shënues: 26′ Raguz/ 86′(p) Kopmeiners

Bajer Leverkusen-Porto 2-1
Shënues: 29′ Alario, 57′ Havertz/ 73′ Diaz

Olimpiakos-Arsenal 0-1
Shënues: 81′ Lakaze

Rejnxhërs-Braga 3-2
Shënues: 11′ Franserxho, 59′ Abel Ruiz/ 67′ 82′ Haxhi, 75′ Aribo

Volfsburg-Malmo 2-1
Shënues: 47′ Telin/ 49′ Brekalo, 62′ Mehmedi

Ulvsh-Espanjol 4-0
Shënues: 15′ 67′ 81′ Jota, 52′ Neves

Kluzh-Sevilja 1-1
Shënues: 59′ pen. Deac/ 82′ En-Neziri

Klyb Bryzh-Mançester Junajtid 1-1
Shënues: 15′ Denis/ 36′ Marsial

Eintraht Frankfurt-Salzburg 4-1
Shënues: 12′ Kamada, 43′ Kamada, 53′ Kamada, 56′ Kostiç/ 85′ Huang(p)

Kopenhagen-Sëlltik 1-1
Shënues: 52′ N’doje /14′ Eduardo

Ludogorets-Inter 0-2
Shënues: 71′ Eriksen, 95′ Lukaku

Getafe-Ajaks 2-0
Shënues: 37′ Dejverson, 93′ Kenedi

Shaktar Donjesk-Benfika 2-1
Shënues: 56′ Alan, 72′ Kovalenko / 66′ pen. Pizi

Sporting Lisbon-Bashakshehir 3-1
Shënues: 3′ Koates, 44′ Sporar, 51′ Vieto/ 76′ pen. Viska

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan