sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Eliminimi i Partizanit mërziti edhe Tiranën, klubet humbën miliona nga dueli në çerekfinalet e Kupës

Eliminimi i Partizanit nga Kupa e Shqipërisë ka lënë të pakënaqur jo vetëm klubin e kuq, por edhe atë të rivalëve historikë, bardheblutë e Tiranës. Edhe pse nga një anë kalimi në gjysmëfinalet e turneut u bë në teori më i thjeshtë për ekipin e drejtuar nga Egbo që do të ndeshet tashmë me Besëlidhjen, nga ana tjetër në klubin kryeqytetas qajnë milionat që do të kishin fituar me përballjen me të kuqtë.

Shorti i paracaktuar i Kupës do të vendoste dy skuadrat përballë njëra-tjetrës në çerekfinale dhe kjo do të ishte një mundësi e artë për të shfrytëzuar përsëri stadiumin”Air Albania”. Atje, përtej spektaklit, do të siguronin edhe të ardhura të ndjeshme që nuk i përfitojnë dot në asnjë impiant tjetër aktualisht në Shqipëri.

Sigurisht, një sfidë me eliminim direkt mes këtyre dy ekipeve në Kupë do të tërhiqte pa masë tifozeritë e dy skuadrave e jo vetëm, duke garantuar që si me Partizanin, ashtu edhe me Tiranën si pritëse, “Air Albania” do të ishte plot për dy duele të ndezura.

Por eliminimi i papritur i të kuqve përballë Besëlidhjes ka prishur planin dhe u ha hequr nga duart të ardhura shumë të rëndësishme që rrallëherë përfitohen nga klubet në futbollin shqiptar. Ndaj sa u përket të ardhurave nga biletat, dy klubet kryeqytetase duhet të ngushëllohen tashmë vetëm me nga një derbi që u mbetet të luajnë si pritës në javët e mbetura të këtij sezoni. /vipsport.al/