Eksperienca e pakët në Champions, skuadra gjermane bëhet qesharake me fanellat

Klubi i Lajpcig është një nga surprizat e këtij edicioni në Ligën e Kampionëve. Ekipi i drejtuar nga trajneri i ri, Nagelsman, ka zhvilluar deri më tani një sezon të suksesshëm në Europë, duke qenë se për herë të parë ia doli të kualifikohej për në fazën me eliminim direkt të këtij kompeticioni. Madje, gjermanët kanë triumfuar edhe në përballjen e parë të 1/8-tave teksa përballë kishin ekipin e drejtuar nga Murinjo, Totenhemin duke i mposhtur këta të fundit në transfertë me rezultatin 0-1.

Kështu, Lajpcig shihet si favorite për të kaluar më tej. Mirëpo, siç e përmendëm edhe në saj të mungesës së eksperiencës, Lajpcig ishte autore i një gafe me fanellat që nuk ka kaluar pa u vënë re nga mediat. Në pjesën e parë skuadra zbriti në fushë me fanella të cilat kishin dy ngjyra të ndryshme në pjesën e sponsorit.

Dy futbollistë e kishin atë pjesë të fanellës të bardhë, ndërsa pjesa tjetër verdhekuqe si zakonisht. Kjo gafë u rregullua në pjesën e dytë kur skuadra zbriti në fushë me të njëjtën uniformë. Pas ndeshjes, trajneri Nagelsman sqaroi edhe prapaskenat teksa shpjegoi se në transferimin nga hoteli për në stadium nuk kishin vë re mungesën e bluzëve, megjithatë tekniku siguroi se në ndeshjen e kthimit gjithçka do jetë e rregullt. /VipSport.al/

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan