sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Egbo: Nuk është fundi i botës, unë e di që Bylisi nuk toleron

Trajneri i Tiranës, Emanuel Egbo, e vlerësoi barazimin e sot ndaj Skënderbeut si një rezultat të pranueshëm. Në fjalët e tij për “SuperSport”, tekniku i bardhebluve vlerësoi lojën që shfaqi skuadra e tij në pjesën e dytë pasi kërkoi me ngulm të shënonte dhe ia arriti.

“Nuk është fundi i botës. Me volumin e lojës që kemi bërë sot, jam shumë i kënaqur me atë që kemi bërë sot, sidomos luftën sportive. Mund t’i ndodhë çdo ekipi ajo që ndodhi te goli, ndryshoi rrjedhën e ndeshjes, si shkoi loja barazimi ishte rezultati më i drejtë. Kishim më shumë mundësi për të fituar ndeshjen, por me pak disiplinë taktike mund të kishim marrë fitoren në këtë ndeshje.

Nuk kemi zhvilluar lojë të mirë në pjesën e parë, janë edhe lojtarët të ndërgjegjshëm. Kanë dhënë shpirtin në fushë sot dhe kanë arritur ta barazojnë, kishin edhe disa mundësi për të fituar.

Nuk kam nevojë të bëjë tifo për Bylisin nesër, unë e di që ekipi i Bylisit nuk toleron, do të japë 100%, nuk është e lehtë për t’i mundur në shtëpi. Unë do të shoh ndeshjen me qetësi, sido që të dalë ndeshja, ka edhe 14 ndeshje deri në fund, nuk është se nesër ka mbaruar kampionati.

Nuk ka rëndësi kush afrohet e kush fiton nesër, nuk na intereson rezultati, gjithmonë do të shoh ecurinë e ekipit tim, do i marr ndeshje pas ndeshje, do të shoh në fund të kampionatit ekipin tonë. Ndërrime mund të bënim më shpejt, mund të nxirrja më shpejt Ngo, por tentuam me topa të gjatë që të afrohen të tjerët për të ndihmuar në majën e sulmit. Nuk mund të jemi 100% çdo ndeshje se njerëz jemi, ndoshta mund të lëvizja më herët, por nuk është gabim, se edhe te goli ishte aty se ndihmoi ekipin në topa e gjatë.

Kam tentuar javë për javë të ul me këmbë në tokë ekipin, nuk bëj llogarinë sa ndeshje kemi fituar, i shoh ndeshje pas ndeshje, se ndoshta fut në eufori mbikarikimi e mund të ndodhë edhe kështu”, tha Egbo. /vipsport.al/