Egbo: Kale e Torasa do jenë gati për nesër, se është derbi nuk ndryshon asgjë te ne

Dita e nesërme është ajo e lojës në fushë, ndërsa e sotmja është e deklaratave të trajnerëve para derbit. Emanuel Egbo ka dalë para gazetarëve ditën e sotme për të folur rreth kësaj ndeshje kaq të rëndësishme. Trajneri mundohet të mbajë ekipin me këmbë në tokë, duke u shprehur se nuk ka ndryshim të madh në krahasim me ndeshjet e tjera, por pranon se ndikon në moralin e ekipit.

ECURIA PERFEKTE- “Nuk ndryshon asgjë, është ndeshje e radhës për ne. Do futemi në lojë, si në çdo ndeshje që kemi bërë deri tani. Është e njëjta ndeshje si me të tjerat”.

ENTUZIAZMI- “Lojtarët janë të qetë, nuk është ndeshja e parë që lojtarët luajnë një derbi. Lojtarët janë me këmbë në tokë dhe do japim maksimumin në fushën e lojës”.

NGA PARTIZANI TE PARTIZANI- “Ka ndryshuar që lojtarët kanë fituar ndeshjet duke dhënë më të mirën e tyre. Ka vetëbesim, ka harmoni dhe ka shumë gjëra pozitive. Çunat nëse futen në fushë dhe japin maksimumin do marrim atë që meritojmë”.

MERITA E ZOTIT- “Zoti ka meritën e parë. Zoti është ai që të bën ty të mendosh në mënyrën e duhur. Nëse nuk e ke Zotin në krah, gjërat nuk bëhen ashtu siç do ti. Veprat e tij nuk krahasohen me veprat e njeriut. Nëse jep më të mirën, Zoti do shohë dhe do të japë atë që do ti”.

FRIKA- “Frikë nuk kemi. Mendoj vetëm për ekipin tim. Nëse japim atë që kemi bërë deri tani do marrim maksimumin”.

FITORE MORALI- “Kampionati është ende shumë i gjatë. Ka edhe shumë ndeshje. Ka vetëm tre pikë kjo ndeshje. Tre pikë janë në çdo takim. Normalisht që te morali ndikon, por skuadra e ka krijuar mentalitetin tashmë”.

PROBLEMET E KALE DHE TORASA- “Mendoj që çunat do jenë gati deri nesër. Çdo lojtar brenda ekipit është i rëndësishëm.” /vipsport.al/

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan