Egbo: Goli i Bathës është dora e Zotit. Nuk kam fjalë, kjo është një mrekulli

Trajneri i Tiranës, Emanuel Egbo, mendon se fitorja e bardhebluve sot është përsëri një mrekulli jashtë normales. Në “SuperSport” ai nuk kurseu lëvdatat për të mbinatyrshmen e cila sipas tij ndikoi direkt në lojën e ekipit.

“Nuk e di, jam pa fjalë, nuk e di ku të filloj, lavdia i shkon atij që e ka bërë gjithçka. Kjo është një mrekulli, ai që ka bërë Tiranën e Shqipërinë, të gjithë botën, është Zoti. Zoti i jep atij që jep 100% në fushë, atij që jep zemrën e beson te ai. Nuk di si të falënderoj çunat me shpirt gare që treguan, Zoti e tregon çfarë është brenda ekipit.  

Kobinah është një lojtar që e njohim se mund të rrije 10-15 minuta në hije, pastaj ai shfaqet. E dimë se me një top mund të bëjë diferencën, si mund ta bëjë sot.

Mënyra se si e pësuam golin, nuk mund ta quaj naivitet, se është diçka që ndodh në lojë, se nuk është gabimi i Kristit, ka filluar që te mbrojtësi i krahut se është dribluar shpejt. Kështu e pësuam me Teutën, si me Skënderbeun këtu, si disa gola të tjerë, e kemi tentuar ta ndryshojmë. Prapë do të flasim e rregullojmë atë që kemi bërë gabim, edhe atë që kemi mirë që ta bëjmë më shumë.

Derbin ta lëmë, përpara ta shijoj këtë fitore që kam marrë sot, mendoj se një ditë më shumë pushim nuk është shumë, nesër jemi në stërvitje, njëlloj si Partizani. Tani skuadra e ka krijuar atë mentalitetin. Nuk besoj se lojtarët do të futen në eufori, morali është i lartë, besimi është i lartë.

Muçi ka luajtur pjesën e parë me vlerë, pastaj në pjesën e dytë kur pësuam gol nuk e pamë të arsyeshme të mbanim Muçin e Ngo, por me Ngo do luanim top të gjatë për të luajtur me sponda. Goli i Bathës nuk është fat, se fati është ndryshe, kështu e kërkon vetë. Nëse Egbo bën gjërat e duhura, çon lojtarët ku duhet, në fund do të jetë si duhet nga Zoti. Ndaj nuk e quaj fat, e golin e Bathës e quaj dorën e Zotit. I thashë Kristit që të mos mërzitej për golin, se nëse vazhdojmë me qetësi, do të kthejmë ndeshjen.

Të gjithë lojtarët brenda ekipit janë të rëndësishëm, e kam marrë Ismajlgecin para ndeshjes, i kam thënë a je gjithmonë gati të futesh. E di që Ismajlgeci është lojtar i mirë shumë, çdo lojtar duhet të jetë gati për të luajtur në fushë”, tha Egbo. /vipsport.al/

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan