Egbo barazon rekordin e Maganit, atëherë seria pa humbje nisi e mbaroi me Partizanin e Duros

Përmbysja e sotme e Tiranës përballë Kukësit jo vetëm i dha kreun ekipit të drejtuar nga Emanuel Egbo, por i mundësoi këtij të fundit që të regjistronte një fazë të plotë pa pësuar humbje në Kategorinë Superiore, Skuadra tashmë regjistron 9 ndeshje pa humbje, një fazë thuajse perfekte të ndarë mes 8 fitoresh e vetëm 1 barazimi, që e ka kthyer Tiranën në kryesuese të Superiores nga një ekip që ishte në krizë e sapo kishte shkarkuar trajnerin e dytë në pak javë.

Një ecuri e cila te bardheblutë nuk regjistrohej që nga viti 2014 në kampionat, kur ekipin e drejtonte Gugash Magani. Mes shtatorit dhe nëntorit të atij viti, Tirana regjistroi për herë të fundit 9 ndeshje radhazi pa njohur shijen e humbjes, të ndarë në 5 fitore e 4 barazime. Një ekip i cili kishte në radhët e tij emra që ka edhe tani në përbërje si Gentian Muça, Erando Karabeci, Mario Morina e Edvan Bakaj.

Ajo ishte një ecuri që filloi me barazimin 0-0 ndaj Partizanit të Shpëtim Duros në derbi, e që mbaroi pas 9 sfidash me një tjetër derbi ndaj të kuqve, ku u mund 2-0 me gola të Nexhipit që në minutën e parë e Mazrekajt në të 12-ën. Javën e ardhshme, në derbi, për Tiranën do të jetë koha të tentojë të thyejë një tjetër rekord. /vipsport.al/

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan