E përplasi Zidan me makinë: Ishte vonë për stërvitje, bëmë një selfie

Zinedin Zidan ka qenë pjesë e një aksidenti të vogël rrugor ditën e shtunë, kur po shkonte në stërvitjen e skuadrës dhe ishte pranë qendrës stërvitore të Valdebebas. Në një nga rrethrrotullimet pranë saj, ai goditi me makinën e tij nga mbrapa një automjet tjetër, duke shkaktuar dëme të vogla në mjetin e personit i cili në një farë mënyrë ishte lumturuar kur kishte parë se kush e kishte goditur, siç tregoi për mediat spanjolle.

“Sapo e pashë duke dalë nga makina e njoha dhe i thashë ‘do të kisha dashur të të njihja në rrethana të tjera por edhe kështu nuk është keq’”, shpjegoi Injacio, shoferi i makinës që kishte goditur Zidan. “E pyeta nëse mund të bënim një selfie, pasi njerëzit nuk do të më besonin që më kishte goditur Zidan me makinë. Ai ishte shumë miqësor dhe më tha po, hoqi kapelen dhe bëmë një foto. I thashë gjithashtu se nëse dëshironte e mbyllnim aty, por nuk dëshironte”, tha ai duke treguar se e kishte nxitur më pas  Zidan që të largohej shpejt para se të afroheshin kureshtarë për ta fotografuar këtë aksident.

Më pas, atë e kishin kontaktuar avokatët e Zidan për dëmet e makinës dhe detajet e aksidentit. “Më thanë që ishin shumë mirënjohës, pasi Zidan po shkonte në stërvitje dhe ishte me ngut, ndaj edhe më falënderonte që nuk e kisha ndalur për të kërkuar autografe, fanella apo bileta”, tregoi Injacio. /vipsport.al/

mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan