E para si titullar e Kamberit është me fat, Rejnxhërs kualifikohet në Ligën e Europës

Ndeshja e parë si titullar e Florian Kamberit me skuadrën e Rejnxhërs ka rezultuar me fat për skocezët të cilët kanë kaluar mes 16 më të mirëve në Ligën e Europës. Sulmuesi më i ri i përfaqësueses shqiptare ka qenë në fushën e lojës për pjesën më të madhe të ndeshjes  dhe ndonëse nuk ka tundur rrjetën, ka ndihmuar ekipin e tij që të vazhdonte rrugëtimin në këtë turne me një fitore 1-0 në transfertë përballë Sporting Braga.

Rejnxhërs kishte fituar me vështirësi 3-2 me përmbysje ndeshjen e parë dhe me pezullimin për kartonë të Morelos, vendi i titullarit në majë të sulmit i shkoi Kamberit, i cili zhvilloi një ndeshje shumë të mirë duke krijuar hapësira për shokët e skuadrës e duke tentuar edhe vetë me raste portën e vendasve. Rejnxhërs shpërdoroi një penallti me Haxhin në pjesën e parë, por në të dytën gjeti golin e qetësisë me anë të Kent.

Kamberi qëndroi në fushë deri në minutën e 78 të sfidës, për t’u zëvendësuar nga Xherard i cili mendoi të mos e rrezikonte më shumë pasi ai kishte marrë një karton të verdhë për një goditje me bërryl ndaj kundërshtarit. Tani Rejnxhërs pret të mësoje se kush do të jetë kundërshtari i tij i radhës në këtë turne, ku në garë dhe favoritë për të kaluar turin janë disa emra shumë të njohur të futbollit europian. /vipsport.al/

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan