E njofton vetë mesfushori, Juventusi i rinovon edhe për një vit kontratën

Blez Matuidi do jetë pjesë e Juventusit edhe për një tjetër vit. Francezi e ka njoftuar vetë zgjatjen e bashkëpunimit, teksa mes lojtarit dhe klubit ishte parashikuar një klauzolë në kontratë për të qëndruar edhe një sezon.

Mesfushori ka qenë i bindur për të vazhduar aventurën me bardhezinjtë, ndërsa edhe klubi e sheh si një element të rëndësishëm për ekipin. Ndaj, palët do jenë së bashku deri në vitin 2021 dhe më pas pritet që Matuidi të largohet për një tjetër eksperiencë.

“Në kontratën time ishte një opsion për të rinovuar edhe një vit dhe Juventusi ka vendosur ta aktivizojë. Unë nuk kam pasur asnjëherë dyshim për të vazhduar me bardhezinjtë, ndjej besimin e të gjithëve në klub”, u shpreh 32-vjeçari. /VipSport.al/

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan