E grumbulloi në ekipin e parë, Setien: Manaj është lojtar me karakteristika të qarta

Trajneri i Barcelonës, Kike Setien vendosi të grumbullojë për herë të parë në ekipin blaugrana Rei Manajn. Sulmuesi i kombëtares sonë u transferua në merkaton e dimrit te Barcelona B, por mungesa e alternativave në sulmin e ekipit katalanas bënë që Manaj të arrinte grumbullimin më shpejt se ç’e kishte imagjinuar.

Ai është në listën e 18 lojtarëve të grumbulluar për ndeshjen ndaj madrilenëve të Getafes dhe do të jetë një opsion më shumë trajnerin Setien. Manaj është i vetmi sulmues qendre te Barcelona dhe kjo shihet si arsyeja kryesore pse trajneri ka vendosur ta afrojë në gjirin e ekipit të parë. Vetë trajneri në konferencën për shtyp tregon arsyen grumbullimit të sulmuesit të kombëtares sonë.

“Manaj është një futbollist me karakteristika shumë të qarta. Në një moment të caktuar mund të na ndihmojë, ndaj e kemi grumbulluar. Para mundësisë që mund të ndodhë ndonjë gjë, do të kemi një alternativë më shumë në atë pozicion. Prandaj është përfshirë, siç u grumbullua Abel Ruiz, apo lojtarë të tjerë”, u shpreh Setien. /vipsport.al/

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan