E bujshme, Rei Manaj është në listën e Barcelonës për ndeshjen kundër Getafes (FOTO)

Rei Manaj më në fund ia arrin qëllimit. Sulmuesi i kombëtares sonë do të jetë pjesë e ekipit të parë të Barcelonës. Katalanasit do të ndeshen këtë fundjavë kundër Getafes në llogari të kampionatit spanjoll dhe 22-vjeçari është në listën e 18 lojtarëve, që do të udhëtojnë në Madrid.

Siç shihet në njoftimin e klubit katalanas, Manaj do të mbajë numrin 41. Ky është një sukses i madh i sulmuesit të kombëtares sonë, që u transferua në ekipin e dytë të Barcelonës me qëllimin e vetëm që të kishte mundësinë të bëhej pjesë e ekipit të parë. Kështu, sulmuesi ia arrin qëllimit në një kohë rekord, që me shumë mundësi as vetë nuk e kishte menduar.

Kike Setien e grumbulloi vazhdimisht në stërvitje me ekipin e parë, por deri tani nuk ishte bindur se lushnjari ka aftësi për të luajtur krah Mesit. Gjithsesi, Manaj ka vazhduar të japë maksimumin dhe tashmë ka një mundësi të artë të debutojë me ekipin e parë blaugrana, duke u bërë i pari lojtar shqiptar, që debuton me katalanasit. /vipsport.al/

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan