E ardhme e sigurt, tre talentet e kombëtares stërviten me ekipet e para të Çelsit, Barçës e Juves

Shqipërisë, ndryshe nga vitet e shkuara, ku sulmuesit kanë qenë me pikatore, e ardhmja i jep siguri për një sulm të frikshëm, që do e kishte zili edhe ndonjë kombëtare elitare. Treshja Broja, Manaj, Vrioni, por edhe ndonjë tjetër po tregojnë aftësi dhe vazhdimësi shumë të mirë, duke i mbushur mendjen trajnerëve të skuadrave të para t’i provojnë bashkë me yjet e mëdhenj të arenës së madhe të futbollit.

Rei Manaj grumbullohet vazhdimisht nga Setien me Barcelonën dhe tekniku e sheh si një alternativë në sulmin e katalanasve. Lushnjari erdhi këtë dimër te Barcelona B, por shumicën e seancave stërvitore i ka zhvilluar krah yjeve të ekipit të parë. Edhe ditën e djeshme Manaj ishte pjesë e të grumbulluarve të Setien dhe, megjithëse Barcelona është shumë pranë marrjes së Breithuejt, 22-vjeçari do vazhdojë të jetë alternativë për ofensivën blaugrana.

Armando Broja po bën shumë mirë me të rinjtë e Çelsit. Shënon dhe asiston në çdo ndeshje dhe ka tregues të një lojtari, që do bënte mirë edhe në ekipin e parë. 18-vjeçari sapo ka nënshkruar kontratën e parë si profesionist me Çelsin dhe menjëherë pas kësaj, pasoi stërvitja e parë me ekipin e drejtuar nga Lampard. Trajnerit londinez i ka rënë në sy talenti dhe forma e mirë, që po kalon talenti ynë dhe në një kohë, kur ndeshjet janë shumë të ngjeshura, Broja mund të jetë i vlefshëm për t’u dhënë frymëmarrje titullarëve.

Xhakomo Vrioni u mor me shumë bujë në ekipin e dytë të Juventusit, duke u ndërruar me plot tre talente bardhezi, për të bindur Sampdorian të heqë dorë nga ai. 21-vjeçari, megjithëse sapo ka ardhur te “Zonja” dhe nuk është aktivizuar shumë, ka tërhequr vëmendjen e stafit drejtues të ekipit të parë dhe ditën e djeshme është stërvitur me ekipin e parë. Ai shihet në një duel me Kielinin në një foto të postuar nga vetë 21-vjeçari në rrjetet sociale. /Denis Lala-vipsport.al/

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan