Dy lojtarët e Elbasanit nisin provën në Itali

Janë cilësuar si talente që para disa vitesh dhe kanë luajtur me disa akademi në qytetin e Elbasanit. Por, duke parë krizën në klubin verdheblu, ndonëse nuk janë më shumë se 19-vjeçare kanë zgjedhur që të provohen matanë Adriatikut. Bëhet fjalë për Xhesi Budanin si dhe Ruzhdi Bozhiqin.

Budani është sulmues, ka luajtur me koshat verdheblu, ndërsa është grumbulluar edhe me ekipet Kombëtare të moshave. Madje, ka qenë për 3 muaj edhe në radhët e skuadrës së Werder Bremen, U-21.

Budani ka spikatur edhe në radhët e skuadrës verdheblu në pjesën e parë të sezonit, ku për 3 muaj ka luajtur edhe si titullarë. Tashmë ka vendosur që të provojë veten në Itali.

Por, jo vetëm ai është edhe portieri Ruzhdi Bozhiqi edhe ky vitet e fundit pjesë e moshave verdheblu dhe është përfshirë dhe në skuadrën e parë. Ai shihet si një portier me të ardhme. Edhe ky do të nisë një provë së shpejti dhe të dy lojtarët do të shkojnë atje të përfaqësuar nga menaxheri, Brundo Dodi.

mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan