sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Duro: Jemi të plotë në Ballsh, Kuper na vlen për sulmin

Duro, trajneri i skuadrës së Kukësit, dikur ka qenë edhe në stolin e Bylisit. Humbja e fazës së parë në Ballsh ka mbetur ende në mendjen e Duros, që shpreson që nesër skuadra e tij të dal me tri pikët. Në prononcimin që ka dhënë para sfidës në Ballsh, trajneri flet për “Rtshsport”, situatën në skuadër, dëmtimet dhe synimet që ka Kukësi: “E humbëm atë ndeshje të fazës së parë në minutat e  fundit, ndonëse mund të dilnim edhe me pikë nga ajo sfidë. Shpresoj që arbitrat të jenë ndryshe dhe verdiktet të jenë ato që do të jap fusha.”

Kuper

Një nga lojtarët e afruar gjatë merkatos, sulmuesi Kuper ka realizuar dy gola në Kupën e Shqipërisë në mesjavë duke i dhënë sinjale pozitive Duros: “Kuper është pjesë shumë aktive dhe normalisht ata lojtarë që do të jenë më mirë do të luajnë”.

Rroca e Gavazaj

“Kemi pasur probleme me Gavazajn dhe me Rrocën. Janë dëmtime që janë normale. Por janë të gatshëm dhe skuadra është e plotë në ndeshjen me Bylisin”, – tha Duro në prononcimin para sfidës në Ballsh.

E.S./Vipsport.al/