Duro: E kemi harruar Tiranën, ndeshjet e radhës më shumë vëmendje nga Kukësi

Trajneri Shpëtim Duro ka folur sot para ndeshjes ndaj Teutës. Për mikrofonin e “RTSH Sport”, ai u shpreh optimist dhe ka besim se pavarësisht disa problemeve të vogla me disa lojtarë, ai dhe skuadra do të kërkojnë 3 pikët në këtë ndeshje: “Përgatitja e ndeshjes?! Është e vërtetë që kemi kaluar një moment jo të mirë pas ndeshjes me Tiranën. Skuadra ishte në situatë pozitive dhe kishim 3 muaj pa humbje në vendin e parë. Skuadra nuk e ka përjetuar mirë humbjen duke parë ngjarjen e ndeshjes. Ishim në avantazh deri në minutat e fundit dhe u mundëm, duke humbur edhe vendin e parë. Jemi munduar gjatë javës të përqendrohemi te loja për ndeshjen e radhës.”

Ecuria

“13 javë kampionat? Çdo javë ka rëndësinë e saj. Pjesa më e madhe e kampionatit ka mbaruar. Të gjitha skuadrat kanë gabuar dhe tani janë momente që çdo skuadër duhet të jetë e kujdesshme dhe flas për skuadrën”, – shtoi trajneri Shpëtim Duro.

Situata

Trajneri Shpëtim Duro flet edhe për gjendjen e skuadrës dhe trajneri shton se: “Kemi pasur probleme me disa lojtarë por shpresoj qe deri nesër të jetë grupi i plotë. Ju e patë që një fitore me Tiranën do të na bënte në 70% të realizimit të objektivit. Të gjitha ndeshjet janë të rëndësishme. Teuta është skuadër e kompletuar dhe është ndeshje e rëndësishme”, – tha Duro në fund të prononcimit të tij.

E.S./Vipsport.al/

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan