Dueli i kreut mes Kukësit dhe Tiranës, ja kush ndan drejtësinë për kryendeshjen e javës

Kukësi dhe Tirana përballen sot në orën 18:00 në stadiumin e ri kombëtar, Air Albania. Sfida merr një rëndësi të veçantë duke qenë se të dyja skuadrat pretendojnë titullin kampion dhe në klasifikim ndahen me vetëm një pikë, teksa janë verilindorët ata që kryesojnë.

Kështu, takimi është vlerësuar maksimalisht teksa gjykimi i është besuar një katërsheje ndërkombëtare. Arbitër kryesor do jetë Eldorian Hamiti. Lezhjani ka nga një precedent me të dyja skuadrat në këtë sezon, teksa ka arbitruar sfidën e kësaj faze mes Kukësit dhe Partizanit ku triumfuan verilindorët, ndërsa po në këtë fazë ka gjykuar edhe Tiranën.

Bëhet fjalë për ndeshjen ku bardheblutë triumfuan në Shkodër, ndaj Vllaznisë. Ndërkaq, dy asistentët e Hamitit janë Rejdi Avdo dhe Ridiger Çokaj. /Egi Çabeli-VipSport.al/

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan