Dovedan: Ndeshja më e vështirë e sezonit, u luajt futboll i egër

Bylisi arriti të dalë i fituar në duelin më të fortë të Kupës së Shqipërisë. Skuadra e trajnerit Dovedan arriti të ruajë avantazhin e dyfishtë të ndeshjes së parë dhe të kualifikohet në çerekfinale deh pas humbjes 3-2 ndaj Laçit të Armando Cungut. Pas ndeshjes trajneri i ballshiotëve, Vejlko Dovedan është prononcuar për Super Sport, ku duhet i lumtur për fitoren dhe vlerëson skuadrën për reagimin pas disavantazhit në një ndeshje të cilën ai mendon se u luajt futboll i egër.

“Ka qenë ndeshja më e vështirë për ne dhe jemi gati të japim maksimumin deri në fund. Në fakt në pjesën e parë isha i mërzitur, pasi nuk po bënim asgjë nga ato që kishim folur para ndeshjes. Megjithatë ishte e habitshme, pasi kur pësuam golin e dytë dhe gjithçka u bë më e vështirë, por skuadra reagoi mirë dhe doli në lojën e saj, duke arritur të shënojë dy gola.

Normalisht, atëherë kur është për të vërshëllyer arbitri, le ta japë. Si në rastin e penalltisë tonë, ashtu edhe asaj të Laçit, gjithçka ishte e qartë dhe nuk kisha pse të reagoja. Normalisht, duke parë specifikën e ndeshjes, gjithsecili kishte uri për të vijuar, ndaj në pjesën e dytë pamë një futboll të egër, që gjithsesi ishte i bukur. Nuk e kam parë akoma Ndrecën. Tani do të komunikoj me të. Di vetëm që kur e pashë nga afër, kishte krahun shumë të ënjtur, ndaj shpresoj të shërohet sa më shpejt”, përfundoi Dovedan. /vipsport.al/

mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan