Dovedan: Ndaj Flamurtarit rikthehemi te 3 pikët

Trajneri i ballshiotëve, Veljko Dovedan në një prononcim për mediat para ndeshjes me Flamurtarin që luhet nesër në orën 14:00 në Ballsh, ka pohuar: “Ka ardhur momenti që të marrim fitoren e parë në kampionat për 2020. Normalisht që e kemi merituar edhe më herët për faktin se skuadra ka prodhuar lojë e madje ka bërë edhe raste. Por neve duhet që të mos mendojmë se do e kemi të lehtë dhe se përballë kemi Flamurtarin që është në fund. Bylisi i vlerëson njësoj të gjithë kundërshtarët. Këtë e kam thënë dhe e them sërish por ua kam bërë me dije tërë lojtarëve sa herë kemi analiza”, – tha Dovedan fillimisht.

Skuadra

“Në Tiranë ndaj Partizanit bëmë një ndeshje të mirë ndonëse e nisëm jo mirë takimit. Por loja erdhi në rritje bëmë futboll dhe morëm edhe frenat e lojës në dorë. Por tashmë kam besim se do të marrim tri pikët dhe këtu vjen edhe kthesa jonë. Bylisi ka cilësi dhe unë besoj shumë me këtë grup lojtarësh që kam. Por veç kësaj janë bërë edhe shumë afrime dhe unë jam i mendimit se të tërë do të luajnë e kush të ketë formën më të mirë ka mundësinë të tregojë vlerat e veta më të mira”, – tha trajneri i ballshiotëve.

Kampionati

Sipas trajnerit të Bylisit, skuadra duhet që të vijojë me këtë ritëm, si në kampionat ashtu edhe në Kupën e Shqipërisë. “Unë e thash kemi një grup te plotë dhe do të jemi më të plotë ndaj Flamurtarit. Ndeshjet e radhës janë delikate sepse ekipet bëjnë llogari. Ndaj edhe neve duhet qe të jemi shumë të kujdesshëm si në fushën tonë ashtu edhe në transfertë. Sepse me ato skuadra qe s’ta merr mendja ndodh çudia sepse futbolli ka surprizat e veta”, – tha trajneri i Bylisit në fund të fjalës së tij.

E.S./Vipsport.al/