sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Disiplina / Gjobë Vllaznisë, ndërsa Tirana e Bylisi “rebel” vetëm paralajmërohen. Përjashtohet përsëri Kamza

Komisioni i Disiplinës ka vendosur që rebelimi i Bylisit me ndërprerjen për një minutë të ndeshjes ndaj Skënderbeut, të shoqërohet vetëm me paralajmërim. Sipas këtij organi, klubi ballshiot do të bëhet objekt i masave nëse sjellja përsëritet, gjë që ka pak gjasa të ndodhë pasi klubi tashmë pranon nëpërmjet zyrtarëve më të lartë se nuk ka tendencë të gjyqtarëve ndaj tij.

Me paralajmërim ia ka hedhur edhe Tirana për gjestet e tifozerisë së saj, si për sharjet, ashtu edhe për hedhjen e sendeve në fushë gjatë ndeshjes së fundit kundër Vllaznisë. Ndërkohë, tifozët shkodranë kanë bërë që klubi ta pësojë për shiun e radhës të shisheve drejt fushës së lojës në ndeshjen kundër bardhebluve, pasi janë ndëshkuar me një gjobë nga Disiplina.

Bie në sy se kjo e fundit ka vendosur që për të dytin vit radhazi të përjashtojë nga aktivitetet klubin e Kamzës, këtë herë duke e zbritur nga Kategoria e Dytë, meqë skuadra në mënyrë të përsëritur nuk ishte paraqitur në ndeshjet e saj në kampionat. Një vit më parë Kamza u përjashtua nga Superiorja duke rënë në Kategorinë e Dytë pas dhunës që u ushtrua kundër gjyqtarit Eldorian Hamiti në ndeshjen ndaj Laçit.

VENDIMET

1. KF Vllaznia për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të Nenit 65/1/ të KDS dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqindmijë) Lekë.

2. KF Tirana në bazë të Nenit 12 të KDS, paralajmërohet se në rast përsëritje të sjelljes së gabuar të spektatorëve, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës.

3. KF Bylis në bazë të Nenit 12 të KDS, paralajmërohet se në rast përsëritje të sjelljes së gabuar të drejtuesve dhe futbollistëve duke tentuar të braktisin ndeshjen, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës dhe Rregulloret e FSHF.

4. Zyrtari i KF Erzeni Shkëlqim Troplini për sjellje të keqe ndaj zyrtarit të ndeshjes në bazë të Nenit 48/2/a të KDS dënohet m 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.

5. KF Apolonia për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të Nenit 65/1/ te KDS dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetëmijë) Lekë. Në zbatim të Nenit 116/1/a) të KDS, gjoba të aplikohet në masën 50%.

6. KF Kamza për mosparaqitje në ndeshjen ndaj KF Klosi veprim i përsëritur, në bazë të Nenit 89/2/e, 89/3 dhe 89/4 të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike të Kategorisë së Dyte dhe Nenit 27/1 të KDS përjashtohet nga aktiviteti futbollistik për sezonin 2019-2020 dhe zbritjen në një kategori më poshtë.

7. Lojtari i KF Butrinti Fabio Dhrami për sjellje të keqe ndaj kundërshtarit në bazë të Nenit 47/1/d të KDS dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.

8. Lojtari i KF Butrinti Rinild Maraj për sjellje të keqe ndaj kundërshtarit në bazë të Nenit 47/1/e dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

9. KF Selenica per dështim në përmbushjen e përgjegjësive në bazë të Nenit 64/1 të KDS dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetëmijë) Lekë. Në zbatim të Nenit 116/1/a) të KDS, gjoba të aplikohet në masën 20%.