Dikur luante në Superiore, sot skuadra shqiptare nuk ka asnjë pikë!

Në Kategorinë e Dytë është luajtur tashmë gjysma e kampionatit, ndërsa ajo që vihet re është konkurrenca për ekipet që duan të ngjiten në të parën, sidomos në Grupin B.  

Madje, vlen që të theksohet se skuadra maliqare, nuk e ka provuar ende shijen e humbjes në këto 14 javë që janë zhvilluar deri më tani dhe këtë sezon, bashkë me Tomorin dhe Albpetrolin janë kandidatët kryesorë për t’u ngjitur një kategori më lartë…

Ndërkohë për sa i përket fundit të renditjes, skuadra e Selenicës duket se e ka prerë për në Kategorinë e Tretë.

Në 14 javë, ata kanë arritur të sigurojnë vetëm 1 fitore, por edhe ato pikë i janë hequr nga Komisioni i Disiplinës, pasi nuk u paraqitën në ndeshjen ndaj Albpetrolit. Selenica që afro dy dekada më parë ka qenë edhe në elitën e futbollit shqiptar, sot Superiore dhe atëherë Kategoria e Parë, duket se këtë kampionat nuk po mundet që të shfaqë vlera.

Madje, ndonëse kanë afër qytete si Vlora e Fieri, nga ku mund të marrin lojtarë, të bën habi fakti që Selenica ndodhet në një pozitë mjaft kritike këtë sezon…

E.S./Vipsport.al/

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan