Derbi ndez kryeqytetin/ Tirana kërkon të ruajë kreun, për Partizanin një sfidë që përcakton objektivat

Java e 24-tërt e Kategorisë Superiore do të nisë me derbin mes Tiranës dhe Partizanit. Sfida luhet në impiantin e ri kombëtar, Air Albania në orën 19:00. Derbi i fundit në kampionat iu solli fat bardhebluve, pasi prej atij momenti 24-herë kampionët nuk njohin humbje në 12 ndeshje radhazi mes Superiores dhe Kupës. Kështu, pas triumfit në minutat finale në javën e kaluar ndaj Kukësit, morali te Tirana është i lartë.

Bardheblutë kanë marrë kreun e klasifikimit dhe kërkojnë të qëndrojnë në të njëjtën pozitë edhe pas këtij 90-minutëshi. Në këtë formë të besuarit e Emanuel Egbo do merrnin një shtysë të madhe në rrugën drejt titullit kampion. Sa i përket formacionit pritet të mos ketë ndryshime te Tirana, pasi edhe lojtarët titullarë janë të gjithë në dispozicion.

Ndërkohë, në kampin e Partizanit, situata nuk është edhe aq pozitive duke qenë se barazimi në ndeshjen e fundit të kampionatit ka lënë një shije të hidhur. Kjo jo vetëm prej rezultatit, por edhe prej dëmtimit të Lorenc Trashit i cili nuk do jetë i gatshëm sot. Problem më vete është edhe gjendja e Boldor, megjithatë të kuqve iu rikthehet në dispozicion Bitri. Sakaq, përben lajm rikthimi i Esat Malës në ekipin e parë me palët që kanë gjetur gjuhën e përbashkët.

Aktualisht, Partizani është në vendin e tretë, gjashtë pikë larg Tiranës kryesuese, ndaj tekniku Adolfo Sormani kërkon medoemos suksesin pasi në rast të kundërt, shkëputja me kreun mund të rezultojë vendimtare për vazhdimësinë e kampionatit. Ndërsa, në rast se Partizani ia del të fitojë, atëherë rifutet bindshëm në garën për të mbrojtur titullin e edicionit të kaluar. /Egi Cabeli-VipSport.al/

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan