Debate në distancë, Hallaçi kritikon Gjokën: Kukësi e mbështeti, kur preku fundin

Kukësi dhe Tirana ka një duel tepër delikat në ndeshjen e nesërme dhe presioni duket se nuk është vetëm në stafet e dy skuadrave, por edhe te “ishët”. Gjatë emisionit “Pressing”, Ernest Gjoka, ish-trajneri i Kukësit u ftua të bënte një analizë për sfidën e nesërme. Gjatë fjalës së tij, ai u pyet edhe për cilin ekip dëshiron fitoren në ndeshjen e nesërme.

Përgjigja e tij ishte: “Për fituesin po anoj pak më shumë nga kollarja e Ervin Bulkut(qesh)”, duke lënë të kuptohet se dëshiron fitoren e Tiranës. Pas kësaj ka ndërhyrë Hallaçi, ish-kapiteni i Kukësit i cili ka kërkuar më shumë kujdes në fjalët e Gjokës, pasi Kukësi i ka dhënë shumë atij.

Hallaçi replikoi: “Dua të replikoj pak në lidhje me atë çka tha Gjoka në lidhje me fituesin e ndeshjes së nersërme. Kukësi është një skuadër që i ka dhënë shumë atij. Ka ardhur disa herë te Kukësi, duke përfshirë edhe një moment kur gati kishte prekur fundin, pasi ra nga Superiorja me Vllazninë. Kukësi i hapi derën dhe mendoj se profesori duhet të ishte disi më i kujdesshëm në lidhje me këtë deklaratë.”

Gjoka u përgjigj nëpërmjet një mesazhi ndaj drejtuesit të emisionit, Gerti Çarçani. ”Mos Hallaçi ka probleme me përkthimin në gjuhën shqipe sepse unë nuk e thashë asnjëherë atë fjali”, shkruan ai, duke deklaruar se nuk është ajo që ka dashur të thotë.

Hallaçi përgjigjet në studio: “Jo, ai e lidhi me Bulkun dhe la të kuptohej me Tiranën. Kështu, unë thashë se duhet të jetë më i kujdesshëm. Gjoka nuk duhet të përgjigjet kështu sepse Kukësi i hapi derën. Më mirë të thonte le të fitojë më i miri dhe mbyllej gjithçka”, përfundoi Hallaçi. /vipsport.al/

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan