De Biazi kujton përsëri EURO 2016: Ajo skuadër ndihmonte njëri-tjetrin në fushë dhe jashtë

Ndonëse në karrierën e tij ka drejtuar në Serinë A apo në La Liga, si dhe ka bërë “mrekulli” të tjera futbollistike me klube të vogla duke i ndihmuar në mbijetesë apo për ngjitjen në kategoria, XhanI de Biazi do të kujtohet gjithmonë edhe në Itali për suksesin e tij me Shqipërinë. Kualifikimi në Euro 2016 do të mbetet suksesi më i madh i trajnerit dhe sa herë që ai ftohet të flasë edhe për gjendjen aktuale të futbollit, i kthehet përsëri asaj eksperience fantastike.

Sot, i ftuar në një nga radiot italiane, atij i është kërkuar opinioni rreth Elseid Hysajt, i kthyer përsëri i rëndësishëm te Napoli, dhe çfarë roli kishte pasur në Shqipërinë që shkroi historinë europiane.

“Elseidi është një prej më të rëndësishmëve të skuadrës, por nuk do të dëshiroja të thosha më i rëndësishmi sepse nuk më pëlqen që të krijoj klasifikime. Ajo skuadër ndihmonte njëri-tjetrin në fushë dhe jashtë saj, nuk ishte e rëndësishme për lojtarët se kush luante e kush jo, por unë bëja zgjedhjet gjithmonë me ata që kishin gjendjen më të mirë në ato momente. Kemi bërë diçka të rëndësishme dhe unike pasi kaluam turin në një grup me të vërtetë të vështirë”, ishte komenti i De Biazit për atë arritje në pankinën kuqezi. /vipsport.al/

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan