sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Daja zbulon kur kthehet Jashanica: Arbitrimi nuk ka qenë në favor të lojës së drejtë, po punohet për Bregun

Trajneri i Skënderbeut, Ilir Daja ka dalë në konferencë për shtyp për të prezantuar ndeshjen e nesërme ndaj Teutës. Tekniku i korçarëve iu ka bërë një thirrje arbitrave për më shumë korrektësi, pasi deri më tani gjykimi nuk ka qenë në favor të lojës së drejtë. Sakaq, Daja u shpreh se Jashanica i bashkohet ekipin në javën e ardhshme për ndeshjen e radhës ndaj Vllaznisë.

“Do të thosha që pjesën e dytë të këtij sezoni e kemi nisur goxha mirë, si në paraqitje, si në manovër. Na ka munguar finalizimi, pasi kemi humbur shumë raste. Nuk do të thosha për ndeshjen me Tiranën, por arbitrimi në vazhdimësi nuk ka qenë në favor të së drejtës së lojës. Kërkojmë vetëm që arbitrat të jenë korrektë”.

Teuta- “Përballë kemi Teutën e vendit të katërt. Vijnë pas një fitoreje me tre gola me Vllazninë dhe kanë një gjendje psikologjike të mirë. Kemi pasur dy përballje, që njërën e kemi fituar ne dhe tjetrën e kemi humbur. Kjo tregon se do të jetë një përballje e vështirë. Nesër duhet të bëjmë mirë në drejtim të finalizimit, në mënyrë që të futemi në fushë vetëm për fitore. Është momenti që duhet të kthehemi te fitoret pas lojërave të mira që po bëjmë”.

Mungesat prej dëmtimeve- “Shqetësimi ynë janë dëmtimet e Ndecky dhe Elezit, apo edhe problemet që kanë 2-3 lojtarë. Vuajnë dëmtime dhe nuk kanë gjendjen maksimale. Shpresojmë që nesër të gjithë ata që do ta nisin nga fillimi do të japin më të mirën e tyre për të marrë fitoren”.

Objektivat në klasifikim- “Ka shumë ndeshje deri në fund. Po të shikojmë ngjeshjen në renditje, me dy fitore radhazi pretendon për sipër. Më e rëndësishme është që të gjitha energjitë t’i fokusojmë te ndeshja e nesërme. Të vazhdojmë me këto paraqitje të mira, por të përkthehen edhe në rezultate pozitive”.

Bregu dhe Jashanica- “Drejtuesit po punojnë fort që Bregu të kalojë në një kampionat jashtë Shqipërisë, për vetë faktin se në qershor i përfundon kontrata. Shpresojmë ta kemi sa më gjatë, për kualitetin që ka, pozicionin e liderit në fazën e sulmit. Ai na ndihmon goxha dhe mendoj se do ta kemi edhe për disa javë të tjera në dispozicionin tonë. Jashanica? Do jetë i gatshëm për ndeshjen e radhës me Vllazninë”, u shpreh Daja. /VipSport.al/