Daja: Trajneri jonë ka mentalitet fituesi, studioi Tiranën në të gjitha pikat

Asion Daja ishte një nga titullarët më aktivë të Skënderbeut në ndeshjen ndaj Tiranës. Mesfushori ishte i ftuar në emisionin Ora Sport, në RTV Ora, ndërsa theksoi se trajneri i tyre, Ilir Daja ka një mentalitet fituesi. 29-vjeçari u shpreh se tekniku Daja kishte studiuar të gjithë pikat e dobëta dhe të forta të Tiranës.

“Trajneri është shumë kërkues. Ka mentalitet fituesi. E kishte studiuar Tiranën në të gjitha pikat e dobëta dhe të forta. Ishte një ndeshje që dhe mund ta fitoje dhe mund ta humbje.

Nuk është fundi i botës që barazuam. Ishte pozitive rezultati me Tiranën. Trajneri na përgëzoi. Në këtë ndeshje kemi pasur probleme me lojtarët. Na munguan Krasniqi, Ndeki dhe Bregu i cili ka pasur probleme. Gjithashtu dhe Dita. Nuk kemi qenë në 100 përqindëshin tonë”, u shpreh Daja.

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan