Daja: Na pret një ndeshje e vështirë me Tiranën, e rëndësishme të kemi lojtarët në dispozicion

Trajneri Ilir Daja dhe Skënderbeu morën ditën e djeshme kualifikimin për në çerekfinalen e Kupës së Shqipërisë, teksa mposhtën Besën me rezultatin 0-1, ndërkohë që kishin fituar edhe takimin e parë 2-0. Tashmë, vëmendja e teknikut të korçarëve është drejtuar drejt ndeshjes së të shtunës ndaj Tiranës në kryeqytet. Një sfidë të cilën Daja e konsideron të vështirë për formën që po kalojnë bardheblutë, ndërsa shpreson të rikuperojë disa nga lojtarët me probleme fizike.

“Arritëm kualifikimin për më tej në Kupë, por si ne edhe Besa kemi bërë rrotacion të gjerë. Kjo edhe për faktin se një pjesë kanë pasur edhe probleme. Duke startuar 0-2 në transfertë, motivimi nuk ishte maksimal. Megjithatë, lojtarët duhet të japin maksimumin për të treguar potencialin e tyre për të qenë në shërbim të ekipit edhe për një vend si titullar.

Kryem tri zëvendësime për të lënë lojtarët që të rikuperojnë sa do të mundin përballë Tiranës dhe për të mos pasur probleme për këto tri forca që do të na shërbejnë ditën e shtunë. Kemi përpara një ndeshje të vështirë pasi Tirana po kalon një gjendje të mirë.

Edhe ne kemi bërë mirë në këtë gjysmë të dytë të kampionatit dhe e rëndësishme është që të kemi pjesën më të madhe të lojtarëve në dispozicion për t’u përballur me Tiranën. Ne i kemi mundësitë që të bëjmë mirë në këtë takim dhe do të shohim se si do të jemi në prag të kësaj sfide. Për këtë e kam fjalën për lojtarët që janë në dyshim”, u shpreh Daja. /VipSport.al/

mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan