Daja: Meritonim 3 pikët, shumë lojtarë ndryshuan rolet për Tiranën

Pas ndeshjes me Tiranën, trajneri Ilir Daja thekson se skuadra ka ardhur në këtë sfidë me shumë probleme, madje edhe me mungesa apo ndryshime rolesh të lojtarëve titullarë. Ja si e nis ai prononcimin për “Supersport”. “Unë do të thoja që është një pikë e fituar, ndonëse me rastet që kishim duhet të dilnim me 3 pikët nga fusha. Kishim disa lojtarë si Dita e Bregu që janë stërvitur të diferencuar ashtu si dhe Krasniqi që ka tri javë që nuk ka qenë pjesë e skuadrës. Pa thënë se Gripshi nuk po bën lojën e tij. Na ka munguar edhe Ndeki duke na detyruar që të bëjmë lëvizje për këtë ndeshje. Ua pa që edhe Dita luajti si qendërmbrojtës. Kishim përballë Tiranën ë kishte një ecuri të gjatë të fitoreve, por nëse Gripshi do kishte realizuar, mendoj se do dil;nim me 3 piktë. Me këto sakrifica që kemi bërë, jemi të kënaqur me pikën,” – tha Daja fillimisht.

Ecuria

“Për këtë fillim të gjysmës së dytë, të gjithë lojtarët në ndeshjet që kemi bërë kanë qenë shumë të motivuar sepse ky ka qenë plani ynë, ndërsa skuadra nuk ka qenë kështu në pjesën e parë të sezonit.”

Elezi

“Elezi është një djalë i talentuar që mund të luajë edhe me U-19. Por ka fituar besim, punon shumë dhe është kthyer me aktivizimin javë pas jave në një pikë  të fortë për ekipin tonë. Ai mbron dhe ndërton shumë mirë. Por ka siguri që është e rëndësishme për një djalë të ri si ai”.

Gripshi

“I përgëzova të tërë për sakrificën dhe nuk i thash asgjë djemve. Nuk doja që Krasniqi të luante, ndonëse ai kishte dëshirë. Gripshi mund të na çonte te fitorja, por është pak e justifikuar sepse ka ndryshuar disa pozicione dhe të përshtatesh në disa role, do kohën e vet. Unë kam qenë trajner te Tirana dhe në ekipet e tjera, unë kam dëshirë që të fitoj në ekipin që jam. Mentaliteti i fituesit tek unë vijon që të jetë prezent ashtu siç kam drejtuar në ditën e parë”.

Tirana apo Kukësi

“Unë këtë vit bëj tifo për Skënderbeun, pastaj kush ta meritojë le ta tregojnë në vazhdim, ndoshta nuk përjashtoj edhe Partizanin apo ndonjë ekip tjetër që kanë bërë mirë. Unë mendoj që ta marrë titullin ai që ka bërë mirë. Të dyja ekipet si Tirana e Kukësi mendoj se e kanë merituar këtë ecuri”, – tha trajneri Ilir Daja në fund të sfidës me Tiranën.

E.S./Vipsport.al/

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan