Cungu: E pamundur me të njëjtët lojtarë, po dënojmë veten

Trajneri i Laçit, Armando Cungu, ka deklaruar se skuadra e tij ka probleme vetëm prej faktit se ka mungesa të mëdha, në “SuperSport” ai theksoi se shqetësim për të ishte mbrojtja.

“Humbim tre ndeshje rresht brenda një jave, ku është e njëjta histori. Ekipi luan, sulmon, krijon mundësi, shënon, e çuditërisht për dy minuta pëson, më tepër për mospërqendrim tonin se Partizani sot i shënoi me goditje standarde, e pafalshme t’ japësh mundësi kundërshtarit të të godasë në këtë mënyrë, keqardhje e madhe.

Lodhja është shumë e madhe, janë bërë 8 ndeshje rresht, e pamundur për ta përballuar me të njëjtët lojtarë, vjen një moment që është e vështirë për ta përballur. Keqardhja është jo e vogël për mënyrën se si pësojmë golat. Ia krijojmë vetes problematikat më shumë se sa kundërshtari, duhej të merrte fund shpejt kjo situatë por fatkeqësisht në 3 ndeshjet e fundit po na krijohet kjo problematikë.

Jam dakord që kemi një ngërç, Nuabueze kërkon të vazhdojë të shënojë, por futbolli është i tillë, ka momente kur të hapet porta, ka momente kur je në gjendje të mirë e të mbyllet porta. Duhet të jesh i qetë e të mos zgjidhesh me nervozizëm, Nuabueze është bërë qendër për çdo ekip dhe sytë janë të ai. Duhet të kontribuojmë të gjithë si ekip për të shkuar te goli. Faza ofensive funksionon, shënojmë në çdo ndeshje, ndoshta sot nuk ishte perfekte. Por me Kukësin mund të shënonim, me Bylisin mund të shkonte 3 apo 4 me zero me raste. Në mbrojtje po gabojmë shumë me raste që ua dhurojmë kundërshtarëve, po dënojmë veten”, tha Cungu. /vipsport.al/

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan