Covid-19/ Klubi i Alijit karantinon ish-trajnerin e kombëtares U15 të Shqipërisë

Koronavirusi ka trembur gjithë Europën, pas ardhjes në Itali dhe infektimit të shumë personave në këtë shtet. Covid-19 nuk ka lënë pa prekur as botën e sportit, me trajnerë italianë, që drejtojnë ekipe në të gjithë botën. Klubin hungarez të Honvedit, ku luan edhe Naser Aliji e drejtojnë dy italianë, Xhuzepe Sanino dhe Alesandro Risenti.

Ata të dy kanë qenë në Itali gjatë shpërthimit në virusit në vendin fqinj dhe më pas janë kthyer në Hungari për tu vendosur në krye të skuadrës për ndeshjet e radhës. Megjithatë, me ardhjen e tyre në ambientet e klubit, ata kanë marrë lajmin se nuk do të lejohen të kenë kontakt me lojtarët dhe pjesën tjetër të stafit.

Sanino dhe Risnti janë urdhëruar nga klubi të vetë karantinohen për 14 ditë dhe në rast të mos shfaqjes së asnjë shenje të këtij virusi ata do të kthehen në krye të ekipit. Duhet të themi se Risenti, i cili aktualisht është zëvendës trajneri i Honved, dikur ka qenë trajneri i kombëtares së Shqipërisë për grupmoshën U15. /vipsport.al/

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan