Çoçlli: E kishim përgatitur ndryshe, ishim të ngarkuar fizikisht

Flamurtari ka arritur të marrë fitoren e parë në këtë edicion të Kategorisë Superiore, duke rrëmbyer një fitore minimale në Gjirokastër kundër Luftëtarit. Pas ndeshjes, për Super Sport është prononcuar trajneri i bluzinjve, Çoçlli. Ai deklaron se nuk funksionuan disa aspekte dhe për këtë ia vë fajin lodhjes dhe eksperiencës së lojtarëve të tij.

“Ndeshjen e kishim parashikuar teknikisht, taktikisht dhe fizikisht për ta mbajtur kundërshtarin në distancë nga porta. U munduam në të gjitha drejtimet, por përgatitja fizike dhe ngarkesa pas ndeshjes së Kupës ka bërë të vetën në defektet, që u shfaqën. Është analizë e gjatë për t’u bërë.

Tentuam ta finalizonim pjesën e parë me një gol në disa raste. Por nuk arritëm. Nxitimi dhe mungesa e përvojës nuk na favorizuan. Çeduam në elemente teknikë dhe finalizim. Ndoshta edhe terreni dhe fusha ndikuan. Kam thënë që duke parë cilësitë e lojtarëve, edhe ndoshta arrijmë të qëndrojmë. Megjithatë, ata janë të rinj dhe ndoshta nuk e kanë aftësinë e duhur për të përballuar të tilla ndeshje”, përfundoi Çoçlli. /vipsport.al/

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan