Çoçlli beson te Luftëtari: Fitorja me Flamurtarin, një hap përpara drejt mbijetesës

Nikolin Çoçlli, trajneri i skuadrës së Luftëtarit, para ndeshjes me Flamurtarin që do ta luajë nesër në Gjirokastër ka pohuar: “Është një ndeshje delikate, madje ndeshja më delikate që ne kemi, pasi na duhet patjetër fitorja. Kjo fitore na rrit shpresat për mbijetesë. Na duhet kjo fitore dhe ne duhet që fillimisht të mbajmë sa më larg Flamurtarin edhe duke shpresuar javë pas jave, e duke u përmirësuar që të afrohemi me vendin e tetë. Pra duhet përqendrim shumë i madhe sepse na vlen shumë, pasi fitorja me një rival si Flamurtari është gjashtë pikë”, – tha trajneri i Luftëtarit, Nikolin Çoçlli.

“Kemi punuar gjatë javës, duhet të fitojmë me vlonjatët, sepse kemi edhe ndeshje me Skënderbeun dhe Vllazninë që janë “treni i fundit” për ne. Por në ekip është shtuar edhe konkurrenca së tepërmi. Mendoj se me konkurrencë na ka sjellë zhvillim dhe kam besim se do të rrisë edhe më shumë cilësinë e skuadrës sonë në të ardhmen. Të gjithë lojtarët janë të nevojshëm, dhe do të luajnë ata që kanë një formë më të mirë. Janë takime finale dhe të gjithë duhet që të gabojmë sa më pak”.

E.S./Vipsport.al/

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan