sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Çelsi “prenoton” yllin e Ajaks, klubet kanë arritur marrëveshje paraprake

Çelsi pritet të futet fuqishëm në merkaton e verës, duke parë se Abramoviç nuk ka nxjerrë asnjë para nga “xhepi” në dy merkatot e kaluara. Hakim Zijek pritet të hapë serinë e blerjeve të bluve në korrikun e ardhshëm. “Telegraaf” raporton se Çelsi ka arritur një marrëveshje paraprake me Ajaksin për të sjellë marokenin në Londër.

26-vjeçari është një nga yjet më të shndritshëm në “Johan Cruyf Stadium”, por ka ardhur momenti për një aventurë më sfiduese dhe këtë e ofron Premier Liga. Ai do të bëhet pjesë e ekipit të drejtuar nga Lampard në këmbim të 45 milionë eurove, që do shtohen në llogarinë bankare të Ajaksit, pas shitjeve të De Ligt dhe De Jong.

Zijek ndeshje pas ndeshje vazhdon të tregojë aftësitë e një lojtari të madh, duke mbajtur një peshë të madhe te sulmi i kampionëve të Holandës. Ai ka kontribuar me 12 asiste deri tani dhe e ka dërguar topin në rrjetë 6 herë. /vipsport.al/