Bylisi shmang humbjen në limite, Kukësi ndalet pas tre fitoreve radhazi (VIDEO)

Kukësi ndalet në transfertë ndaj Bylisit. Verilindorët nuk shkuan më shumë se një barazim 1-1. Goli që hapi sfidën ishte ai i minutës së 29 teksa Emiliano Musta nuk i dha shumë shanse portierit Isli Hidi me një diagonale të fuqishme. Ndërkaq, disa minuta më parë, vendasit ishin të pafat teksa një goditje e Guindo nga jashtë zone u ndal vetëm nga tranversa.

Por, ballshiotët nuk e patën shansin me vete edhe në përfundim të pjesë së parë, pasi goditja e lirë nga Mozone u stampua po në tranversë me Xhikën të mposhtur. Topin e kthyer nga traversa nuk mundi ta shfrytëzonte as Guindo që gaboi nga fare pranë pa pasur shënjestrën e duhur. Ndërkohë, në fraksionin e dytë, Bylisi sërish ishte këmbëngulës në zonën e Kukësit por disa herë për mungesë saktësie dhe disa herë për meritë të portierit Xhika nuk ia dolën të gjenin golin e barazimit.

Mirëpo, vendasit nuk u dorëzuan deri në fund të 90 minutave dhe përtej madje pasi golin e gjetën në minutën e 95 falë një goli nga sulmuesi i ardhur në këtë merkato të janarit, Mozone. Pas këtij rezultati, Kukësi mban kreun me një pikë më shumë se Tirana, megjithatë nuk arrin të shfrytëzojë ndalesën e bardhebluve ditën e djeshme. Sakaq, Bylisi vazhdon të mos gjejë fitoren e parë për këtë vit, por duket ky rezultat për mënyrën si erdhi  i ngjan një fitoreje. Ballshiotët mbajnë vendin e katërt në klasifikim me 37 pikë. /Egi Cabeli-VipSport.al/

Formacionet zyrtare:

Kukësi: Xhika, Maliqi, Teqja, Obanor, Musta, Musolli, Limaj, Rroca, Ethemi, Abazaj, Shkurtaj
Trajner: Shpëtim Duro

Bylisi: Hidi, Hadroj, Shkalla, Bicaj, Peposhi, Mëllugja, Murataj, Bajramaj, Munoz, Ntephe, Guindo
Trajner: Veljko Dovedan

Gjyqtar: Enea Jorgji

Bylis-Kukësi 1-1
Shënues: Mozone 94′ / 29′ Musta

KV: Shkalla/ Obanor, Teqja, Et’hemi

LIVE, Minutë pas minute:

95′ Përfundon ndeshja në Ballsh, Bylisi shmnag humbjen në fund

95′ Gooool! Bylis barazon dhe befason Kukësin. shënon Mozone

89′ Karton i verdhë për Shkurtaj, sulmuesi largon topin për të harxhuar kohë

88′ Bylisi vazhdon ofensivën por pa saktësi dhe Kukësi ia del të kontrollojë avantazhin

83′ Kukësi kryen zëvendësimin e tretë, Et’hemi i le vendin Gavazajt

82′ Et’hemi kërcënon Bylisin, por goditja e sulmuesit shkon mbi tranversë

81′ Sërish Peçi, por përsëri pa saktësinë e duhur

79′ I sapoaktivizuari Peçi provon goditjen, por tentativa shkon jashtë

78′ Dovedan mbyll zëvendësimet largon Bajramaj dhe aktivizon Peçin

77′ duro kryen zëvendësimin e radhës. Largohet Limaj dhe aktivizohet Krasniqi

76′ Obanor ndal Guindon. Sulmuesi ballshiot pretendon se ndalet në mënyrë të parregullt por nuk është i këtij mendimi Jorgji

73′ Et’hemi ndërhyn gabimsht ndaj Mëllugjës, ndëshkohet sulmuesi

70′ Sërish shfaqet Abazaj, por këtë herë gabon krejtësisht

69′ Abazaj i afrohet dyfishimit por Hidi mban në lojë të tijtë

68′ Guindo në zonë, por nuk mund të godasë në kuadrat ndërsa nuk ka kontakt për penallti

66′ Shkurtaj shmanget nga Shkalla, por mbrojtësi e ndal me faull. Ndëshkohet me karton të verdhë

65′ Bajramaj rrëmben një top në zonë, por më parë kishte shkaktuar faull ndaj Lulajt

60′ Provon Musolli nga distanca por goditja pritet pa problem nga Hidi

59′ Sërish Mozone protagonist por Xhika fiton edhe njëherë duelin me sulmuesin

54′ Abazaj dhuron një pasim të bukur për Et’hemin. Ky i fundit pason në zonë por mbyll Shkalla

51′ Kombinim i bukur mes Murataj dhe Mozone, por në fund Xhika tregohet vendimtar

50′ Duro kryen zëvendësimin e parë. Largohet Rroca i pakënaqur me ndërrimin e trajnerit. Aktivizohet Lulaj. Trajneri verilindorëve mendon më shumë për mbrojtjen

46′ I pafat anësori i cili merr një goditje nga topi, por për fat të mirë pa pasoja

45′ Starton pjesa e dytë në Ballsh. Dovedan kryen lëvizjen e dytë. Largon Munoz dhe aktivizon Malçin

47′ Përfundon pjesa e parë, Kukësi në avantazh të një goli ndaj Bylisit

45+2′ Akordohen dy minuta shtesë

43′ Karton i verdhë për Teqjen. Dy qendërmbrojtësit e Kukësit të ndëshkuar

42′ Bylis sërish i pafat. Mozone godet tranversën nga goditja e dënimit, ndërsa më pas Guindo nuk ka shënjestrën e duhur nga fare pranë

40′ Zgjohet Bylis dhe fiton një faull në pozicion të favorshëm

38′ Guindo shfaqet në pozicion të favorshëm, por më parë loja ishte ndalur

36′ Abazaj i afrohet golit të dytë por goditja e tij e lirë ndalet vetëm nga Hidi

32′ Bylis provon të kundërpërgjigjet me Guindo por goditja e sulmuesit kontrollohet lehtësisht nga portieri Xhika

30′ Karton i verdhë për mbrojtësin Obanor i cili drejtohet nga tifozët ballshiot pas golit të shënuar

29′ Limaj fton në aksion Mustën, ky i fundit godet menjëherë dhe nga një kënd i vështirë mposht Hidin

27′ Nuk mundet Peposhi, Dovedan kryen zëvendësimin e detyruar. Aktivizon Mozonin

24′ Goditje nga këndi për Bylisin. Goditja me kokë e Bicajt ndalet në fund nga Limaj

23′ Probleme për Peposhin, megjithatë mbrojtësi ia del të vazhdojë ndeshjen

21′ Harkimi në zonë nga Murataj, por sfera përfundon jashtë

20′ Faull i Obanor në dëm të Guindo, mundësi e mirë për të rrezikuar

18′ Sinjali i parë nga Kukësi, Abazaj provon por goditja e tij shkon shumë larg kuadratit

15′ Sërish Bylis pranë golit. Fillimisht Munoz bllokohet, e më pas Bajramaj godet por pret Xhika

11′ Bylis pranë golit. Të pafat vendasit, goditja e Guindos ndalet në tranversë

10′ Bylis provon të afrohet në portën e Kukësi, por Jorgji akordon faull

8′ Kukësi provon të ulë ritmin dhe të provojë të shkojë drejt portës kundërshtare

4′ Bylisi agresiv në fushë, ballshiotët provojnë me presing të lartë

1′ Nis sfida në Ballsh mes Bylisit dhe Kukësit. Vendasit japin sinjalin e parë me Hadroj dhe Murataj por Xhika përgjigjet në dy raste

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan