Bylisi në alarm për mungesat, humb edhe Peposhin për Partizanin

Bylisi ka një ndeshje të rëndësishme në fundjavë ndaj Partizanit. Ballshiotët vijnë pas një paraqitje të mirë ndaj Kukësit edhe pse humbjen ia dolën ta shmangnin vetëm në sekondat e fundit të takimit. Por, sfida ndaj verilindorëve ka lënë pasojat e veta pasi ndaj të kuqve ditën e shtunë, do të mungojë Ardit Peposhi.

Futbollisti i mallakastriotëve nuk mundi të mbyllte ndeshjen me Kukësin për shkak dëmtimi dhe u zëvendësua që në pjesën e parë. Nga kontrolli që ka bërë mbrojtësi, ka rezultuar se vuan një tërheqje dhe të paktën dy javë do të jetë pushim.

Pas dëmtimit të Edison Ndrecës, Ardit Peposhi do të jetë një tjetër mungesë e rëndësishme në linjën e majtë për ballshiotët. Si Ndreca ashtu edhe Peposhi ishin në formën e tyre më të mirë, ndërsa mungesa e tyre në një sfidë si kjo ndaj Partizanit prish jo pak planet e trajnerit Dovedan. /VipSport.al/

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan