Bylis merr shembull nga ekipet e kryeqytetit, promovon ndeshjen e radhës me video: Bashkë ia dalim

Bylisi ende është në kërkim të fitores së parë në kampionat për këtë vit, megjithatë kjo nuk i ka ndaluar ballshiotët të marrin rezultate pozitive teksa kanë ndalur edhe ekipe si Kukësi e Partizani. Ditën e nesërme, mallkastriotët duket se kanë kundërshtarin e duhur për të tentuar tre pikët, teksa presin në shtëpinë e tyre Flamurtarin e shumë problemeve dhe me një këmbë në Kategorinë e Parë.

Klubi ka menduar t’i bëjë edhe një promovim të veçantë sfidës. Dhe, në faqen e tyre zyrtare në rrjetet sociale ka postuar një video me momente të këtij sezoni.

Një video e cila duket të ketë marrë idenë edhe nga videot që Tirana dhe Partizani bënë për të reklamuar ndeshjen derbi. Kështu, Bylisi fton tifozët të mbushin stadiumin dhe të përkrahin skuadrën e cila në fushë do mendojë vetëm për fitoren. /Egi Cabeli-VipSport.al/

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan