Bundesliga / Lajpcigu kapërcen përsëri Bajernin, panik te Verderi i Rashicës

Kampionati gjerman në këtë sezon vazhdon me një rivalitet shumë të ndezur thuajse për çdo objektiv të mundshëm pasi ka një numër të madh skuadrash që luftojnë për kreun, po aq shumë për Europën e mbiejetsën dhe gjithçka është e hapur.

Ndeshjet e sotme kanë parë fitoren 3-0 të Lajpcigut ndaj Verder Bremenit, duke kthyer ekipin e drejtuar nga Julian Nagelsman në vendin e parë, për të vënë nën presion Bajernin. Golat e Klosterman, Shik dhe Mukiele vendosën fatin e sfidës përballë ekipit të Rashicës që nuk po del dot nga kriza dhe tani e sheh veten në vendin e parafundit, duke rrezikuar seriozisht rënien.

E tillë është edhe situata e Paderborn të Gjasulës, i cili u mposht në shtëpi 2-1 nga Herta Berlin duke mbetur në vendin e fundit në renditje.

Ndërkohë, me rëndësi ishte edhe fitorja e Borusia Mynshengladbah në transfertë ndaj Dyseldorf, pasi edhe kjo skuadër mbetet e ngjitur me grupin e kreut me diferenca të vogla dhe do të jetë në garë deri në fund.

Rezultatet

Augsburg-Frajburg 1-1

Hofenhajm-Volfsburg 2-3

Paderborn-Herta Berlin 1-2

RB Lajpcig-Verder Bremen 3-0

Union Berlin-Bajer Leverkusen 2-3

Dyseldorf-B. Mynshengladbah 1-4

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan