Bufon nuk vendos limite dhe tregon arsyen pse duhet të qëndroj Sarri: Lacio mund të bëhet e frikshme

Xhanluixhi Bufon nuk vendos limite mbi moshën se deri kur do të luaj futboll. Tashmë, megjithëse është 42-vjeçar, sërish sa herë ka zbritur në fushë për Juventusin ka ditur të justifikojë paraqitjen e tij. Kështu, legjenda e portës thekson se ende nuk e di deri kur do të luaj, ndërkohë Bufon shpreson që Sarri të qëndroj edhe në sezonin e ardhshëm pasi kjo do të thotë se bardhezinjtë do të kenë fituar diçka të rëndësishme.

Ndryshimi i stafit teknik te Juventusi? “Për të ndryshuar lëkurë është e nevojshme të ndjekësh një rrugëtim tjetër, por ka nevojë për kohë. Ishte e drejtë të provonim diçka tjetër për arritur rezultatet. Titulli? Nëse Interi kërkon të avancojë në Ligën e Europës, atëherë them Lacio. Duke luajtur vetëm të dielave, mund të bëhet edhe më shumë e frikshme.

Guardiola për sezonin tjetër? “Shpresoj të qëndroj Sarri, sepse kjo do të thotë se kemi fituar diçka të rëndësishme”. E ardhmja? “ Nuk e di deri kur do të luaj. Të presim qershorin e më pas të shohim”, u shpreh Bufon. /VipSport.al/

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan