Bregu: Nuk e di se ku do shkojë, ky barazim na bën punë

Dejvi Bregu shënoi dhe tregoi se mbetet ai lideri i Skënderbeut. Një pikë me Tiranën, pro që Skënderbeu mund të kishte dalë edhe me 3 pikë. Dejvi Bregu për “Supersport” pas ndeshjes ka pohuar: “Patjetër që është bukur, si me Tiranën, si me këdo, ka të njëjtën vlerë. E rëndësishme është që të ndihmoj ekipin, por është kënaqësi të shënosh në këtë stadium”.

Fitorja

Dejvi e thotë se skuadra duhej ta fitonte këtë ndeshje, sidomos me rastin që ka humbur Gripshi: “Ka keqardhje se patëm rast me Gripshin dhe një goditje e imja që Ilioni bëri një pritje të mirë. Por si vajti ndeshja edhe barazimi i mirë është”.

E ardhmja

Po flitet akoma se Bregu mund të largohet dhe i pyetur për ekipin e ri ka shtuar se: “Ku do shkoj? Nuk e di, të ma kishin thënë edhe mua mirë do të bënin.”

Dyshimi

“Te rrëzimi nuk besoj se kam kapur topin me dorë, e kam kapur me gjoks. Nëse nuk e kam kapur me dorë, ka qenë penallti, mendoj se ishte e tillë”.

Të rinjtë

“Më vjen mirë për të gjithë të rinjtë, kemi edhe korçar të rinj në ekip si Mara. Por këtu kanë pasur hapësira të rinjtë dhe shpresoj që të tregojnë veten”.

Dëmtimi

“Kush ka luajtur futboll e di me dy ditë sa e vështirë është të luash me dhimbje. Ndjeja dhimbje që në nxehje e durova deri në pjesën e dytë duke qenë në kontakt me trajnerin”, – tha Bregu në fund të prononcimit.

/Vipsport.al/

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan