sex hikayeleri porno izle kartal escort

Bregu: Me Teutën vetëm për fitore, transferimin në Rusi ja kam lënë presidentit

Skënderbeu arriti të ndalë një nga skuadrat më të mira të vitit 2020, Tiranën, duke i marrë një barazim me shumë vlerë në transfertë falë një goli te Dejvi Bregut në pjesën e parë. Testi i radhës për korçarët është Teuta dhe Bregu për RTSH deklaron se shkojnë për të fituar në atë sfidë. Sulmuesi konfirmon se është në bisedime për t’u larguar në Rusi, por nuk jep më shumë të dhëna.

“E kemi nisur mirë vitin 2020, përveç rezultateve në këto tre ndeshjet e fundit, duke filluar me Laçin, ku kemi dominuar në lojë, por nuk kemi marrë rezultat. Ajo që kërkohet është vazhdimësia e lojës dhe më pas besoj se rezultatet do të vijnë. Kemi kuptuar gabimet e dy fazave të para dhe kjo ka qenë gjëja më kryesore në këtë ndryshim drastik në këtë vit 2020.

Kemi biseduar për situatën time. Ja kam lënë në dorë presidentit. Kemi një raport shumë të mirë dhe besoj se do i japë ai zgjidhje. Nuk mund të jap emra sepse siç e thashë është në dorë të presidencës. Ndeshja me Teutën është shumë e vështirë. Ata janë një ekip shumë serioz dhe kompakt. Besoj se do të jetë një ndeshje e luftuar nga të dyja palët. Do të hyjmë të mobilizuar dhe të bindur për fitore”, tha Bregu. /vipsport.al/