Berisha ka kritika për shokët e tij: Bëjmë gabime dhe nuk kemi besim

SPAL i Berishës nuk arriti t’i bëjë ballë Juventusit mbrëmë edhe pse shënuan të parët. Petanja kaloi në avantazh skuadrën e tij me anë të një penalltie, por Juventusi nuk e kishte thënë akoma fjalën e saj, duke e kthyer rezultatin me golat e Ramsej dhe Ronaldos, pavarësisht përpjekjeve të portierit të kombëtares sonë.

Ai ishte autor i katër pritjeve mbrëmjen e djeshme, duke e shtuar edhe më shumë rekordin e pritjeve të këtij sezoni, si portieri që ka ndaluar më shumë goditje në Serie A. Gardiani foli pas ndeshjes dhe mendon se skuadra e tij bëri një ndeshje të mirë. Megjithatë Berisha ka edhe kritika për skuadrën kur shprehet se duhet të kenë më shumë besim. Berisha mendon se SPAL është në rrugën e duhur në garën për të qëndruar në Serie A.

NDESHJA E MBRËMSHME- “U përpoqëm të bënim një ndeshje të shkëlqyer. Kundër ekipeve si Juventus duhet të bësh gjithmonë diçka më shumë. Arritëm të bënim mjaft mirë, por për fat të keq nuk ishte e mjaftueshme. Peshoi aftësia e kundërshtarit dhe gabimet tona. Ne kemi humbur disa ndeshje në këtë mënyrë. Nëse duam të fitojmë nuk duhet të bëjmë gabime. Nëse luan mirë për 80 minuta dhe më pas bën një gabim, mund të them se mungon edhe besimi.”

MBIJETESA- “E dimë se jemi në rrugën e duhur. Shpresoj që kjo ndeshje të shërbejë për të na motivuar edhe më shumë. Duhet të besojmë te qëndrimi në elitë dhe të fillojmë të marrim pikë. Po i bashkojmë elementet që na duhen. Trajneri po na ndihmon dhe na bën të kuptojmë se si ai dëshiron të luajmë. Ky modul ndryshon shumë nga ai i mëparshmi, por ekipi është përshtatur shpejt”, përfundoi Berisha. /vipsport.al/

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan