Bëri ëndrrën realitet, Broja: Hera e parë në “Stamford Bridge” ishte e mrekullueshme

Armando Broja vazhdon të shkëlqejë me fanellën e Çelsit dhe me golat e tij ka arritur të çojë ekipin U18 deri në gjysmëfinalet e Kupës në Angli. Ndaj nuk është aspak rastësi që sulmuesi shqiptar është intervistuar edhe nga faqja zyrtare e klubit që e pyeti për golin që i dha fitoren ekipit të enjten në darkë dhe siguroi gjysmëfinalen.

“Ishte një fitore e mrekullueshme. Ne e dinim që ndeshja do të ishte e vështirë, pasi është një eksperiencë e re për lojtarët në “Stamford Bridge”, hera e parë në këtë stadium për disa nga djemtë, përfshirë edhe mua. Ishte një fitore me të vërtetë e mirë dhe pas ndeshjes të gjithë ishim të entuziazmuar pasi kemi shkuar në gjysmëfinale dhe do të kthehemi përsëri në këtë stadium. Urojmë të shkojmë deri në fund.

Që fëmijë, unë kam dashur gjithmonë që të luaj në këtë stadium dhe të vij në një vend kaq të mrekullueshëm. Ishte një ndjesi e shkëlqyer. Të shënosh në një vend të tillë është gjithashtu një ndjesi e shkëlqyer, hera e parë ishte e mrekullueshme. Ishte një ndeshje e mirë, fansat e tyre ishin shumë të zjarrtë dhe tanët të shkëlqyer, të gjithë djemtë e Çelsit ishin shumë të mirë dhe u argëtuam në ndeshje.

Personalisht mendon se goli i parë duhej të lejohej. Nuk pashë asnjë gjë gabim rreth tij, por nuk e lashë që të më ndikonte dhe vura emrin mes golashënuesve më vonë. Të shënoja golin tim të parë në një stadium të tillë është e jashtëzakonshme, uroj që të ketë shumë të tjerë”, tha Broja. /vipsport.al/

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan