Batha: I lumtur për golin, Tirana e dominoi Kukësin

Idriz Batha realizoi një eurogol, duke barazuar sfidën e sotme ndaj Kukësit, por edhe të hapte ndeshjen me verilindorët. Batha në emisionin “gol pas goli” në “Supersport”, ka pohuar: “Nuk mendoj se ishim nervoz gjatë gjithë ndeshjes, ndoshta kishim më shumë karikim se ç’duhet. Kukësi ka kualkitete dhe synimet e veta, na e bëri pak të vështirë, por ne ishim dominues tërë ndeshjen. Fati ishte në anën tonë, por ishte një fitore e merituar”, – tha Batha një nga lojtarët e spikatur te Tirana këtë sezon.

Goli

“Është bukur të shënosh në çdo stadium, por është bukur shumë kur mund një nga rivalët kryesorë dhe të shënosh një gol duke hapur edhe ndeshjen. Nuk e di nëse kam fat, në këtë stadium, e kam parë golin “live”, jam shumë i lumtur për fitoren, e natyrisht edhe për golin”, – shtoi Idriz Batha.

Ecuria

“Nuk mendoj se Tirana është e një tjetër planeti, ne duhet që të jemi me “këmbë në tokë’. Duhet që ndeshje pas ndeshje të bëjmë më të mirën. Sigurisht që ndaj ekipeve rivale karikohemi më shumë. Ka ndryshuar shumë harmonia brenda ekipit. Këtu ka të bëj shumë pjesa se si ne menaxhojmë grupin”, – tha Idriz Batha në fund të ndeshjes.

E.S./Vipsport.al/

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan