Bare rikthehet për herë të parë në dispozicion të trajnerit të ri, mesfushori hedh pas krahëve problemet

Keidi Bare është rikthyer të jetë në dispozicion të Malagës. Futbollisti i Kombëtares prej disa javësh ka qenë i diferencuar nga pjesa tjetër e skuadrës për shkak të një dëmtimi. Ndërkohë, për shkak të këtyre problemeve, Bare nuk kishte qenë asnjëherë i gatshëm për trajnerin e ri të ekipit, Pelisier.

Malaga zhvilloi ditën e djeshme një takim miqësor ndaj Krasnodarit. Takim në të cilin 22-vjeçarit iu dhuruan disa minuta nga tekniku. Fieraku tashmë është kthyer dhe është gati të marrë vendin e titullarit në mesfushën e Malagës, ashtu siç ka qenë më parë. Edhe pse ndoshta këtë javë në sfidën ndaj Racing Santander pritet të mos e nisë nga minuta e parë.

Për Baren kërkesat në merkaton e janarit ishin të shumta nga klube të La Liga-s, por drejtuesit e Malagës pavarësisht vështirësive financiare, vendosën ta mbanin të paktën deri në fund të sezonit mesfushorin. Megjithatë, ofertat në verë do jenë sërish mbi tavolinën e klubit të Malagës dhe me shumë mundësi Bare do gjejë një akomodim edhe më të mirë. /Egi Çabeli-VipSport.al/

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan