Barcelona nesër zbarkon në Napoli, me mbërritjen në aeroport Mesi me shokë do shkojnë në infermieri

Italia është bërë një kazermë e vërtetë pas përhapjes masive të koronavirusit “Covid-19” në veri të Italisë. Të gjithë udhëtarët që zbarkojnë në Itali i nënshtrohen një kontrolli të hollësishëm mjekësor për të verifikuar nëse janë të prekur apo jo nga virusi vdekjeprurës. Megjithëse, qyteti i Napolit nuk ndodhet në zonën e rrezikshme, masat janë të njëjta.

Ndërkohë, Barcelona të martën do të zhvillojë aktin e parë të fazës së 1/8-ve të Champions pikërisht në stadiumin “San Paolo” ndaj Napolit. Katalanasit ditën e nesërme do të udhëtojnë drejt Italisë për të kryer dy stërvitje në stadiumin e Napolit, me qëllim ambientimin me të.

Me zbritjen në aeroport, as katalanasit nuk do të lejohen të largohen pa iu nënshtruar ekzaminimeve mjekësore. I gjithë stafi i katalansve do të ndalojë më parë në qendrën mjekësore të aeroportit dhe më pas në rast se çdo gjë është në rregull, lojtarët dhe stafi do të lihen të lirë. /vipsport.al/

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan