Barcelona në hall prej dëmtimeve, mbrojtësi i majtë jep sinjale të mira në stërvitje

Barcelona po vuan shumë dëmtimet e shumta në këtë periudhë kaq delikate të sezonit. Pas dëmtimeve të Suarez e Dembele, vijnë edhe lajmet e dëmtimeve të Zhordi Albës dhe Serxhi Roberto. Të dy kanë pësuar lëndime që nuk do i lejojnë të jenë prezent në “El Clasicion” e së dielës. Ndryshe nga Roberto, Alba mund të ketë shpresë të zbresë disa minuta në fushë në një nga ndeshjet më të rëndësishme të sezonit.

Mëngjesin e sotëm Barcelona ka kryer seancën e parë stërvitore, ku e reja në krahasim me ditët e fundit ka qenë prezenca e mbrojtësit të krahut të majtë. Alba ka marrë pjesë me shokët në pjesën e parë të seancës stërvitore dhe më pas është ndaluar nga mjekët, për t’iu drejtuar palestrës dhe për të vijuar i vetëm rikuperimin nga dëmtimi, që pritet t’i kushtëzojë prezencën në formacionin e parë në “El Clasico”.

Ndërkohë në këtë ndeshje Barcelona nuk ka ekip të plotë dhe do duhet të marrë lojtarë nga ekipi i dytë. Në stërvitje me ekipin e parë ditën e sotme kanë qenë disa lojtarë nga ekipi i dytë, por ajo që bie në sy është mungesa e Rei Manaj. Ai shpesh qe thirrur nga Setien, por ky i fundit duket se nuk është bindur nga performancat e lushnjarit, që do i duhet të vazhdojë me ekipin e dytë. /vipsport.al/

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan