Atletiko është gati, Saul zbulon si mund ta hedhin në “tokë” Liverpulin

Emocionet e Champions League rikthehen mbrëmjen e nesërme me një ndeshje të frikshme. Liverpuli dhe Atletiko Madridi do të sfidojnë njëri-tjetrin për të zënë një vend në çerekfinalet e kompeticionit më të madh në Europë. Anglezët po gëzojnë një formë të jashtëzakonshme dhe “kanë harruar” të humbin, duke regjistruar vetëm triumfe në Premier Ligë.

Atletiko nga ana tjetër nuk po tregon vazhdimësi, por Simeone gjithmonë ka ditur t’i motivojë lojtarët e tij dhe t’i japë direktivat e duhura në ndeshje të tilla. Megjithatë, Saul Nigez duket se nuk ka nevojë për mësimet e trajnerit të tij, e madje ka një ide rreth mënyrës për të luftuar denjësisht kundër Liverpulit. Nigez mendon se Atletiko duhet të mbrojë thellë, pasi kjo i krijon vështirësi një skuadre si Liverpuli, që pikën e fortë ka sulmet e befasishme.

“Liverpuli ka një ekip shumë të plotë. Janë ekip i shkëlqyer, por ata e kanë shumë të vështirë të shënojnë nëse kundërshtari mbron thellë sepse ata janë shumë, shumë të mirë në tranzicionin e shpejtë. I pashë ata kundër Noruiç dhe nëse nuk do të ishte për aftësitë teknike të mira të Mane, ata nuk do të fitonin. Ne i dimë pikat e tyre të dobëta dhe të forta. Jemi një ekip që luftojmë shumë kundër ekipeve të mëdha. Duhet të shfrytëzojmë sa më shumë ndeshjen në shtëpi. Do të ketë një atmosferë të jashtëzakonshme, më shumë zhurmë se kurrë”, përfundoi ylli madrilen. /vipsport.al/

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan