Asnjë problem për Hysaj, shkodrani rikthehet “djeg” kohën e rikuperimit

Elseid Hysaj ia ka dalë të jetë mes të grumbulluarve nga trajneri Xhenaro Gatuzo për ndeshjen e nesërme të Napolit ndaj Breshias. Mbrojtësi i Kombëtares u dëmtua në sfidën e kaluar të napoletanëve ndaj Kaljarit dhe nuk mundi ta përfundonte deri në fund takimin.

U duk se mund të ishte një dëmtim i cili do e mbante larg fushave për një kohë të konsiderueshme, duke qenë se bëhej fjalë për gjurin. Megjithatë, shpejt u kuptua se shqiptari nuk kishte një lëndim serioz dhe se të paktën për takimin ndaj Barcelonës në Champions do ishte me siguri i gatshëm.

Por, shkodrani ka djegur kohën e rikuperimit dhe është në dispozicion edhe për nesër, ndërkohë që me trajnerin Gatuzo, Hysaj po i kthehet versionit të tij më të mirë. /VipSport.al/

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan