Arnold: Nuk i jap rëndësinë që i kushtojnë të tjerët “Topit të Artë”

Trent Aleksandër-Arnold nga një djalosh, që mezi priste të zbriste në fushën e lojës është shndërruar në një domosdoshmëri në lojën e ekipit të Jurgen Klop. Ai ka aftësi të mëdha në të dyja fazat e lojës dhe është më i miri në pozicionin e tij për momentin. Paraqitjet e mrekullueshme kanë tërhequr vëmendjen e një legjende, pikërisht Kafu. Braziliani pati deklaruar për mediet se Arnold ka aftësinë të fitojë “Topin e Artë” një ditë.

Në lidhje me këtë koment të ish-yllit të Brazilit është përgjigjur vetë 21-vjeçari, të cilit duket se nuk i kalon fare në mendimet e tij ideja e fitimit të këtij trofeu. Arnold qëndron me këmbë në tokë dhe ka falënderime për skuadrën dhe trajnerin Klop. Synimi më i madh i tij është fitimi i sa më shumë trofeve me klubin.

“Jam shumë mirënjohës për fjalët e Kafu. Ne po flasim për një legjendë të këtij sporti. Gjithmonë mundohem të shpreh potencialin tim më të madh në fushë, por futbolli është një lojë ekipore dhe unë u jam borxh shokëve të mi dhe trajnerit për lojtarin që tani jam. Nëse në të ardhmen ‘Topi i Artë’ mund të vijë, nuk mendoj se di i kushtoja rëndësinë që lojtarët e tjerë i japin këtij trofeu. Gjëja më e rëndësishme për mua është të fitoj trofe me ekipin tim”, përfundoi ylli i kampionëve të Europës. /vipsport.al/

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan