Arapi: Jam në dispozicion 100%, buxheti i limituar pengon lojtarët cilësorë të afrohen në kampionatin shqiptar

Kapiteni i Teutës, Renato Arapi është kthyer në dispozicion të ekipit. Pas terapisë në Serbi, mbrojtësi ka hedhur pas krahëve dëmtimin dhe në konferencën për shtyp para ndeshjes së nesërme me Kukësin është shprehur se ndihet 100% gati. Ndër të tjera, Arapi theksoi se skuadra luan për tre pikë, edhe pse për një biletë në Kupat e Europës ka ende shumë ndeshje përpara.

Kurimi në Serbi- “Pas terapisë që pata atje dhe pas ekzaminimeve, besoj që jam gati. Jam stërvitur normalisht edhe përpara se të shkojë për të bërë terapi. Është një vendim që i takon stafit drejtues. Unë jam i gatshëm për ndeshjen, 100%”. Sfida me Kukësin- “Në këtë moment që ndodhemi ne, nuk ka kohë për hapa fals. Na duhen pikët dhe synimi ynë për nesër janë vetëm tre pikët, asgjë tjetër”.

Ju kënaq barazimi? “Çdo ndeshje është histori në vete, futbolli prandaj është i bukur. Ne luajmë kundër një ekipi që është pretendent për titullin kampion. Gjithashtu kanë edhe cilësi. Ne thjesht i respektojmë dhe do mundohemi, siç e thashë, të japim maksimumin dhe të fitojmë ndeshjen. Kjo është e vetmja zgjidhja për ne në momentin që flasim”.

Rrezikon pjesëmarrja në Kupat e Europës? “Nuk vihet në rrezik Europa, sepse veç kampionatit ne kemi edhe Kupën. Plus në këtë moment që po flasim ne jemi vetëm tre pikë nga vendi tretë, kështu që besoj se ka shumë ndeshje dhe shumë pikë deri në fund”.

Problemet në sulm? “Kjo është një pyetje që nuk duhet të ma drejtoni mua, por trajnerit ose stafit. Siç e dimë të gjithë, problemi i sulmit nuk është vetëm te Teuta, por te kampionati në përgjithësi. Është e vështirë që me buxhetet që kanë klubet shqiptare të gjenden lojtarë cilësorë, aq më tepër në merkaton e janarit. Shpresoj që edhe Hebaj të marrë më shumë minuta dhe t’i tregojë vlerat e tij”

Golat e shumtë të realizuar në goditje standarde- “Me statistika, 70 për qind e golave shënohen me goditje standarde, jo vetëm në kampionatin shqiptar, por në gjithë botën. Janë shumë faktorë që ndikojnë te mungesa e golave, por kryesori është buxheti i klubeve shqiptare, që është disi i limituar. Kjo nuk lejon të vijnë lojtarë shumë cilësorë në kampionatin tonë dhe kjo është e gjitha”, u shpreh Arapi. /VipSport.al/

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan